Gjinushi: “E majta fiton në 8 qarqe”
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, ka vijuar fushatën me takime në qarkun e Fierit, pikërisht në Ferras, Ballsh dhe Patos. Gjatë fjalës së tij, Gjinushi ka akuzuar kryeministrin Berisha se po përpiqet të manipulojë zgjedhjet. Kreu i PSD-së tha gjithashtu se e majta do të fitojë në 8 qarqe në zgjedhjet e 28 qershorit. “Më 28 qershor do të përkthehet vullneti juaj, do të përkthehet vullneti i shumicës së shqiptarëve, prandaj PSD-ja është e sigurt që në shumicën e qarqeve, në mbi 8 qarqe, e majta është forcë e pare. Ne garantojmë një të majtë të bashkuar, një të majtë që qeveris ndryshe”, - tha Gjinushi.
6 Qershor 2009