E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi: “Nuk do ta mbajmë Berishën edhe 18 vjet të tjera në kurriz”



Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi, është takuar me banorët e fshatrave Ruzhdie, Portëz e Zharë të këtij qarku. Gjatë takimeve në këto fshatra, Ruçi tha se shqiptarët nuk duhet të votojnë sërish për Sali Berishën, pasi ka ardhur koha që ai të largohet nga politika. “Kush nuk është ngopur në këto 18 vjet me PD-në dhe veçanërisht me Sali Berishën, le të vazhdojë të votojë dhe ta kemi në kurriz edhe 18-vjet të tjera. Kush është ngopur dhe venitur dhe që kërkon të eci para, le të kërkojë ndryshimin, le të votojë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën”, - tha Ruçi.

6 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›