PAA-ja e Xhuvelit rrezikon përjashtimin, KQZ-ja shtyn miratimin e fletëve të votimit
Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë për pjesëmarrjen ose jo të PAA-së në zgjedhje. PS-ja kërkon përjashtimin e partisë së Xhuvelit për shkak të shkeljes së Kodit Zgjedhor
Shaban Sulçe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë miratimin përfundimtar të modelit të fletës së votimit, pavarësisht afrimit në limite të afatit kohor për prodhimin e tyre. Shkak për këtë është bërë vendimi që pritet të marrë sot Kolegji Zgjedhor për pjesëmarrjen ose skualifikimin e Partisë Agrare Ambientaliste në zgjedhjet e 28 qershorit. Agrarët e Xhuvelit nuk kanë plotësuar kuotën 30% të femrave në listën e kandidatëve për deputetë, duke shkelur në mënyrë flagrante detyrimin që mbart Kodi i ri Zgjedhor. Pasi ka konstatuar një shkelje të tillë, ka qenë Partia Socialiste që ka vendosur të “hakmerret” ndaj ish-aleatit të zgjedhjeve të vitit 2005, i cili “tradhtoi” të majtën për të bashkëqeverisur me Sali Berishën. Partia Socialiste ka bërë një ankesë në Kolegjin Zgjedhor, në të cilën ka kërkuar përjashtimin nga zgjedhjet e 28 qershorit të PAA-së, duke qenë se kjo parti nuk ka përmbushur detyrimin ligjor që përmban Kodi i ri Zgjedhor. Shqyrtimi i kësaj ankese pritet të bëhet nga Kolegji Zgjedhor dhe pritja e këtij vendimi e ka shtyrë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të mbajë pezull miratimin e modelit të fletëve të votimit, të cilat do të përdoren në zgjedhjet e 28 qershorit.
Mbledhja
Në mbledhjen e djeshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritej miratimi i modelit të zgjedhjeve të votimit, duke qenë se ka afruar afati kohor për miratimin dhe shtypjen e këtyre fletëve. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak të Partisë Agrare Ambientaliste. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë deklaruar në këtë mbledhje se PAA duhet të mos marrë pjesë në zgjedhje, sepse nuk ka respektuar kuotën 30% të kandidateve femra. Nga ana tjetër, PS-ja ka insistuar që të mos miratohet modeli i fletëve të votimit. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Eridian Salianji, kërkoi nga ky komision që prodhimi i fletës së votimit të shtyhet derisa Kolegji i Lartë të japë vendimin për këtë parti. Sipas tij, miratimi i fletës së votimit para vendimit të Kolegjit mund të ketë kosto në rast se Partia Agrare Ambientaliste do të përjashtohet nga zgjedhjet.
Vëzhguesit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu gjithashtu miratimin e dy projektvendimeve që lidheshin me akreditimin e misioneve që do të vëzhgojnë zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë dhe Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri janë dy organizatat që nuk e morën miratimin e KQZ-së për nisjen e misionit të tyre monitorues ndaj procesit të afërt zgjedhor, pasi nuk plotësonin dokumentacionin e kërkuar. Miratimi i listës së vëzhguesve të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë u shty sepse njëra prej shoqatave të këtij koalicioni paraqitej si koalicion i shumë shoqatave, por pa paraqitur në KQZ një akt që vërtetonte që shoqatat e përfshira të ishin në këtë grupim. Në bazë të Nenit 21, pika 1 dhe Nenit 6 pika 2, 4 dhe 5 të Kodit Zgjedhor, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, i cili është një koalicion i përbërë nga 4 OJF, kanë paraqitur një kërkesë për akreditimin e 174 vëzhguesve afatgjatë dhe pritet që të paraqesin edhe një shkresë tjetër për akreditimin e 2500 vëzhguesve afatshkurtër.
Lidhur me kërkesën për akreditimin e listës së Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, sipas ligjit, Ristani tha se ata duhet të kishin dokumentacionin e identifikimit, bazuar në standardet aktuale; ose pasaportën, kartën e identifikimit ose certifikatën me fotografi. “Pasaportat që kanë qenë në qarkullim para viteve ‘90 nuk janë pranuar si dokument identifikimi. Për këtë arsye u shty miratimi i listës së Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri”, - tha kryetari i KQZ-së, Arben Ristani.
6 Qershor 2009