Udhëzimi: “Kush voton për PD-në, e merr falas kartën e identitetit”
Krerët e degëve në rrethe udhëzojnë punonjësit e Postës. Lista me emrat e banorëve që do të votojnë për demokratët
Eljona Ballhysa
Udhëzimi më i fundit i selisë blu është pajisja falas me karta identiteti e banorëve që deklarojnë se do të votojnë për Partinë Demokratike. Vetëm pak javë para mbajtjes së procesit zgjedhor, krerët e degëve të PD-së në rrethe të ndryshme të vendit, apo persona që punojnë në strukturat e PD-së, janë angazhuar të financojnë pajisjen e qytetarëve me karta identiteti, me kusht që ata të votojnë për Partinë Demokratike. Burimet kanë bërë të ditur se udhëzimi është aq i prerë, sa për ta realizuar atë me sukses, krerët e degëve të PD-së i kanë detyruar punonjësit e filialeve të Postës, të cilët shpërndajnë kuponët e kartave. Këtyre të fundit mësohet se u është dhënë lista e banorëve të një lagjeje dhe u është kërkuar të trokasin në çdo derë për të pyetur banorët se për cilën parti do të votojnë në zgjedhje. Në rast se banorët pohojnë se do të votojnë për PD-në, atëherë atyre u jepet mundësia që kartën e identitetit ta marrin falas, pasi për ta financon dega e PD-së, apo kandidati që menaxhon fushatën elektorale në atë zonë. Lajmi është konfirmuar jo vetëm nga banorët të cilëve u kanë trokitur në derë përfaqësues të PD-së, por edhe nga punonjës së filialeve të Postës, të cilët u është vënë kusht realizimi i kësaj detyre, pasi përndryshe rrezikojnë vendin e punës.
Procesi
Burimet bëjnë të ditur se një praktikë e tillë ka kohë që ndiqet në disa qarqe të vendit. Veçanërisht është më e përhapur në qytetet e vogla, apo nëpër komuna ku njerëzit njihen me njëri-tjetrin dhe dihen preferencat partiake. Por nuk mungojnë dhe raste të veçuara edhe në disa lagje të qyteteve të mëdha ku është zbatuar një praktikë e tillë. Por ajo që duket në e papranuesehme është përdorimi i nëpunësve të administratës në këtë proces thellësisht polik. Ata detyrohen që të marrin informacion për preferencat politike të banorëve dhe të bëjnë diferencimin e atyre që do të votojnë për PD-në dhe të atyre që nuk do të votojnë për këtë parti politike.
Shqetësimi
Disa figura politike e kanë ngritur prej kohësh si shqetësim këtë proces që po ndodh në të gjithë vendin. Vetëm pak kohë më parë përfaqësues jo vetëm të Partisë Socialiste, por edhe të partive të tjera, e kanë akuzuar PD-në se po shpërndan karta identiteti falas për militantët e saj. Madje PS-ja pak ditë më parë ka bërë një kallëzim penal në prokurori ndaj një militanti të PD-së që ka shpërndarë karta identiteti falas.
I gjithë ky proces nxjerr një pah një metodë të vjetër të blerjes së votës. Ndërsa pak vite me parë vota blihej duke shpërndarë thasë me miell, tashmë ajo po blihet duke dhënë karta identiteti falas.
6 Qershor 2009