E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatët e PD-së në Berat përurojnë punimet në urën e Goricës



Deputetët e koalicionit të djathtë për qarkun e Beratit, Genc Pollo, Mehmet Xheka, Lefter Maliqi, Thoma Rrumniçi dhe Bujar Hoxha kanë përuruar fillimin e punimeve për ndërtimin e urës së Gorricës, që lidh Beratin me fshatin Sinjë. Kjo urë është një investim prej 2 milionë eurosh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ajo do të jetë me gjatësi prej 7.7 km dhe me 2 korsi, që arrijnë së bashku deri në 7 metra. Afati i përfundimit të saj është 8 muaj dhe nga ndërtimi i saj përfitojnë 16 mijë banorë. Pas prerjes së shiritit të përurimit, kandidati i PD-së në qarkun e Beratit, Genc Pollo, u shpreh në fjalën e tij se “Berati i lashtësisë dhe i historisë do të jetë pa dyshim edhe Berati i demokracisë, pasi e majta, pas rebelimit të ‘97-s, e ka zhgënjyer elektoratin e saj, duke e konsideruar atë si xhep të vogël, rezervë të sigurt, por në fakt ka qenë i fundit për nga investimet gjatë qeverisjes së majtë. Ndërsa sot, për Beratin e UNESCO-s, kemi një projekt gjigant, që është oguri më i mirë dhe shenja e pamohueshme se boshti i Jugut e ka tashmë origjinën”, - u shpreh Pollo.

6 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›