Gjinushi: Heqja e Berishës, heq vizat
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi gjatë një takimi elektoral në qytetin e Përmetit u shpreh se bashkimi për ndryshim është një bashkim, që meriton votën. Gjinushi deklaroi në këtë takim se i duhet hequr viza Sali Berishës. BE thotë qartë se me qeveri të korruptuar e që sbën reforma ska heqje vizash. Prandaj ti vëmë së bashku vizën Berishës që të hiqen vizat për shqiptarët, ka pohuar Gjinushi.
Ndërkohe, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule gjatë një takimi në Bilisht i ka kërkuar elektoratit të mbështesë kandidatët e partisë së tij, që do të jenë sipas Dules një zë i fortë në Parlamentin e ardhshëm për minoritetet dhe të gjitha shtresat në nevojë. PBDNJ në këtë koalicion do të jetë zëri që do jehojë gjithmonë për çështjet sociale, për mbështetjen për shtresat në nevojë, për minoritetin. Prandaj na mbështesni, na jepni votën tuaj, i është drejtuar Dule elektoratit.