E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Tiranë: Në katër vitet e ardhshme, vijim i transformimit të Shqipërisë

Kandidatët e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Aldo Bumçi, Majlinda Bregu, Ilir Rusmali dhe Gent Strazimiri inspektuan punimet për ndërtimin e rrugës që lidh komunën e Shëngjergjit me Tiranën. Kryetari i Partisë Demokratike për Tiranën, Aldo Bumçi tha se ndërtimi i kësaj rruge është konkretizim i projektit të Kryeministrit Berisha për të afruar çdo fshat 15 minuta me akset kombëtare. Në Shëngjergj  qeveria ka investuar edhe në ndërtimin e shkollës dhe qendrës së re shëndetësore, deklaroi Bumçi.
Ndërsa kandidatja e PD-së, në qarkun e Tiranës, Majlinda Bregu tha se qeveria mbajti premtimet e bëra para katër vjetëve dhe se më 28 qershor votuesit e Shëngjergjit do të rikonfirmojnë Partinë Demokratike në pushtet për të bërë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu kandidatët e PD-së në Tiranë, Ilir Rusmali, Gent Strazimiri dhe Gjergj Bojaxhi deklaruan se në mandatin e dytë investimet e qeverisë në komuna do të shumëfishohen duke u fokusuar në infrastrukturë dhe në subvencionimin e fermerëve për shtimin e prodhimit vendas. Ndër të tjera ata deklaruan se në katër vitet e ardhshme Shqipëria do të transformohet rrënjësisht, dhe të gjithë shtetasit shqiptarë do të shohin ëndrrën që do ju bëhet realitet siç është ajo e lëvizjes së lirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›