E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa: Çdo cep i Shqipërisë ka prekur ndryshimin

Kandidati për Deputet  i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Gazmend Oketa  në takimin me banorët e qytetit bregdetar vlerësoi se Partia Demokratike ka të drejtën morale për të kërkuar mandatin e dytë qeverisës dhe votën e shqiptarëve. Oketa theksoi se  çdo cep i Shqipërisë ka prekur ndryshimin. Jeta e shqiptarëve është bërë më dinjitoze dhe më cilësore. Partia Demokratike vjen pas 4 vjetësh me paga të dyshifuara të mjekëve, mësuesve, pensionistëve, deklaroi Oketa. Sipas tij mësuesit dhe fëmijët shqiptarë do të mësojnë në ambiente dhe kushte nga më komodet, gjithashtu shqiptarëve do ju ofrohen dhe shërbime më cilësore. Ndërsa përsa i përket zhvillimit më të madh në infrastrukturën rrugore, Oketa cilësoi ndryshimin më madhor rrugën Durrës - Kukës , sipas tij ajo është një rrugë e cila jo vetëm do të lidhë dy shtete të banuara nga shqiptarët, por edhe do ti sjellë  ekonomisë shqiptare 60 milionë euro të ardhura në vit. PD,  është forca që aplikoi për në NATO dhe e bëri  Shqipërinë anëtare me të drejta të plota të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Kjo forcë vjen me premtimin se do të realizojë ëndrrën e shqiptarëve për tu  bërë pjesë e Bashkimit Evropian, një ëndërr që do të ndodhë shumë shpejt, u shpreh Oketa. Ai ftoi të gjithë banorët e zonës, të marrin pjesë masivisht në votime, pasi kjo përkthehet në votë për Partinë Demokratike. Sigloni nr. 10 në fletën e votimit për Shqipërinë Demokratike, për Shqipërinë Evropiane, përfundoi Oketa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›