Meta, Burrel: Berisha ka mbushur moshën për pension
Kreu i LSI premton në Mat investim për industrinë e kromit
Kreu i LSI, Ilir Meta gjatë takimit që ka zhvilluar në qytetin e Burrelit e ka konsideruar datën 28 qershor si ditën e largimit nga pushteti të një kryeministri, që sipas tij jo vetëm ka mbushur moshën e pensionit, por nuk e kupton aspak se shumica e matjanëve ndihen gjithnjë e më shumë të kërcënuar për të ardhmen. Meta ka premtuar se Mati do të jetë një qëndër e rëndësishme në të ardhmen, sepse kjo forcë politike do të investojë seriozisht në këtë zonë dhe në të gjithë qarkun e Dibrës për zhvillimin e industrisë së kromit që është një pasuri kombëtare për zhvillimin e të gjithë asaj që Mati dhe Dibra kanë resurse të jashtëzakonshme. Në fjalën e tij, kreu i LSI ka përmendur dhe përkrahjen që kjo forcë politike i ka dhënë minatorëve, kur këta të fundit u futën në grevë urie. Ju po dëgjoni kryeministrin në largim, i cili po tregon dhembshuri për minatorët. Për gjithë minatorët dhe ish minatorët e dinë shumë mirë, që kur kolegët e tyre u futën në grevë urie, vetëm LSI mori përsipër për të paraqitur dhe për të mbrojtur në kuvend projektligjin për statusin e minatorit, që u rrezua nga parlamenti, i cili e mbyll jetën e tij në 28 qershor me votën tuaj, nënvizoi ai. Lideri i LSI u shpreh i bindur në fitoren e padiskutueshme të kandidatit të LSI në Burrel, Agim Hysa, për faktin se LSI është një forcë politike që i krijon perspektivë Matit nëpërmjet programit konkret për punësimin, të uljes së kostos së jetesës. Sipas tij, LSI beson se Plani për Veprim është plan për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike, për zhvillimin e saj. Prandaj do të votohet LSI, sepse LSI e ka treguar me vepra që është pranë të gjitha shtresave, që kanë nevojë për përkrahje dhe solidaritet jo vetëm në periudhë fushatash, nënvizoi Meta, duke shtuar se LSi është angazhuar për të nxjerrë bujqësinë nga kriza dhe për të përgjysmuar importet ushqimore. Ndër të tjera, kreu i LSI, ka shprehur angazhimin e tij dhe të ekipit të deputetëve për Qarkun e Dibrës për të përkrahur aksin Blashme- Rrëshen- Shëngjin, duke i konsideruar këto jo si premtimet e Sali Berishës, por të Ilir Metës. Dhe unë kam treguar se në një kohë të shkurtër kam nxitur dhe investuar për ndërtimin e qindra kilometrave autostradë në Shqipëri dhe për të sjellë standarde të tjera në të gjithë infrastrukturën dhe zhvillimin e vendit, shtoi ai, duke përmendur faktin se kjo forcë politike i ka listat e deputetëve të hapura. Në këtë drejtim ai ka theksuar se të gjithë kandidatët për deputet në Qarkun e Dibrës janë në mbështetje të njëri- tjetrit, por gjithashtu ata janë edhe në garë pozitive. Meta u ka bërë thirrje banorëve të kësaj zone që të votojnë LSI dhe Ilir Metën sepse vetëm këta zotërojnë një projekt të qartë integrues për shqiptarët, duke rikujtuar edhe numrin 24 që kjo forcë politike ka në listat e 28 qershorit.