E Diel, 1 Nëntor 2026

Senati Amerikan, rezolutë për zgjedhje të ndershme dhe të lira në Shqipëri

SHBA kërkon zgjedhje me standarde
Një javë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, Senati Amerikan ka miratuar një rezolutë, ku kërkohet zhvillimi i zgjedhjeve të drejta dhe të lira. Pas njoftimit të Ambasadës Amerikanë në Tiranë për zgjedhje paqësore, në Ëashington Senati Amerikan miraton një rezolutë përmes së cilës i bën thirrje Tiranës zyrtare për një proces zgjedhjesh legjitim dhe të besueshëm . Në rezolutë thuhet se Senati amerikan njeh arritjet demokratike të popullit të Shqipërisë dhe shpreh shpresën se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 do të ruajnë dhe përmirësojnë transparencën dhe paanshmërinë e demokracisë në Shqipëri.Duke njoftuar rezolutën, Kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit Xhon Kerry, nënkryetari i Komisionit, Riçard Lugar si dhe senatorët Benxhamin Kardin, Xhin Shahin, Ted Kaufman dhe Xho Liberman, bënë një deklaratë ku njohin arritjet demokratike të Shqipërisë. Interesi i natyrshëm që Amerika ka në Shqipëri nuk mori fund me pranimin e vendit në NATO. Tani, më shumë se kurrë, ne duhet të jemi të angazhuar për të parë në Shqipëri zgjedhje të cilat të jenë të besueshme në sytë e popullit të saj dhe të partnerëve të saj europianë. Si aleatë, ne jemi të interesuar thellësisht në sukseset e Shqipërisë. Në ditët e fundit para se shqiptarët të shkojnë drejt kutive të votimit, ne shpresojmë se të gjitha palët do të punojnë së bashku për të pasur një proces zgjedhor të drejtë dhe legjitim thuhet në deklaratën e 6 senatorëve amerikanë me rastin e rezolutës së Senatit për zgjedhjet në Shqipëri. Rezoluta e Senatit Amerikan vjen në një kohë kur incidentet elektorale në vend janë shtuar dhe fushata elektorale është në kulmin e saj. Kjo nuk është thirrja e vetme e ndërkombëtarëve për zgjedhje të lira e të ndershme, sepse një ditë më parë ambasada Amerikane në Tiranë, i është drejtuar klasës politike shqiptare për garantimin e zgjedhjeve të qeta, ashtu si dhe presidenca çeke e BE-së, e cila apeloi për qeverinë shqiptare dhe partitë politike që të punojnë së bashku për të siguruar se zgjedhjet do të mbahen në mënyrë paqësore.
DASH thirrje qeverisë për ruajtjen e klimës paqësore
Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili i bëri thirrje qeverisë shqiptare dhe gjithë aktorëve politikë në vend, që të punojnë së bashku për të ruajtur një klimë paqësore në të cilën të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të votojnë, ta bëjnë këtë duke qenë të qetë dhe në paqe më 28 qershor. Në një deklaratë të posaçme shtypi, për shtyp, zëdhënësi i ambasadës amerikane Biks Aliu është shprehur për pritshmërinë e SHBA-së që zgjedhjet që po vijnë të jenë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare. Nxisim qeverinë e Shqipërisë dhe të gjithë aktorët politikë që të punojnë së bashku për të ruajtur një klimë paqësore, në të cilën të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të votojnë, ta bëjnë këtë duke qenë të qetë dhe në paqe më 28 qershor. Edhe një herë, shprehim shpresën dhe pritshmërinë tonë që zgjedhjet që po vijnë të jenë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare, thuhet konkretisht në deklaratën për shtyp, të zëdhënësit të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Ditë më parë, një apel të tillë përcolli edhe presidenca çeke e BE-së, e cila vlerësoi zgjedhjet e 28 qershorit, një test të rëndësishëm të pjekurisë së demokracisë në Shqipëri. Në një deklaratë të shpërndarë në Tiranë thuhej se BE po e ndjek nga afër procesin dhe se është në interesin e Shqipërisë, që këto zgjedhje të jenë paqësore dhe që ato të vlerësohen në përmbushje me standardet ndërkombëtare. Deklarata ripërsërit se zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë një test i rëndësishëm i pjekurisë demokratike dhe i vullnetit për të ecur përpara drejt integrimit të ngushtë me BE. Gjithashtu, në këtë deklaratë të Bashkimit Evropian në lidhje me procesin zgjedhor të 28 qershorit, BE u bëri apel forcave partiake që të tregohen të matua dhe të ulin tension që ka përfshirë zgjedhjet.

Last Updated on Sunday, 21 June 2009 21:10

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›