E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha-fermerëve: Do të pesëfishohet granti për prodhimin vendas

Kandidati i Partisë Demokratike, njëkohësisht dhe kryesues i listës në qarkun e Elbasanit, Lulzim Basha është takuar me banorë të  komunave, Gjyral dhe Shalës, ku ju premtoi banorëve të këtyre zonave pesëfishimin e fondeve që do të përdoren për subvencionimin e fermerëve. Subvencionet e drejtpërdrejta për të gjitha projektet për shtimin e prodhimeve vendase  do të marrin nga qeveria 5 herë më shumë fonde se në periudhën 2007-2009?, tha Basha. Gjithashtu ai ju premtoi projekte konkrete për zhvillimin e ktyre zonave. Zotohem këtu për 3 investime , të cilat nuk do të jenë të vetme.  Për rrugën Shalës-Kutalli, për rrugën Shalës-Hazaret  dhe për rikonstruksionin e plotë të ujësjellësit Cërrik-Shalës, deklaroi Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›