E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Kësaj qeverie i duhet hequr viza

Turi elektoral i kryetarit të PSD, Skënder Gjinushi, vijoi me takime në tri komuna të qytetit të Lushnjës, në Hysgjokaj, Fier-Shegan e Karbunarë. Në këto takime, Gjinushi theksoi se "mjafton kjo deklaratë e fundit e BE, e cila nuk thotë ndonjë gjë të re përveç asaj që ju përjetoni të gjithë, ku thuhet prerë se Shqipërisë nuk i hiqen vizat pa i hequr vizën kësaj qeverie, BE absolutisht i jep një shuplakë kësaj qeverie, duke thënë prerë që Shqipëria nuk i plotëson këto kushte për shkak të korrupsionit, për shkak të mungesës së reformave, për shkak të konfliktit institucional". Sipas tij, Shqipëria me një qeverisje normale është e aftë të jetë vendi më i zhvilluar në rajon, madje të fillojë t‘i afrohet standardeve të Greqisë, dhe jo më të krahasohet me Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë apo Bosnjë-Hercegovinën, vende këto që po shkojnë drejt heqjes së vizave, ndërsa ne, ende jo, sepse kemi në krye një qeverisje të mbrapshtë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›