E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj: Pa karta identiteti nuk ka zgjedhje

Kreu i G99, Erjon Veliaj, kritikoi dje qëndrimin e qeverisë dhe konkretisht të Ministrisë së Brendshme, e cila nuk jep të dhëna në lidhje me numrin e shtetasve që kanë aplikuar për karta identiteti dhe që nuk kanë pasaporta. Sipas Veliaj, pajisja e shtetasve me karta identiteti është një proces i rëndësishëm ndaj, do të ishte e papranueshme që qoftë edhe një qytetar i vetëm të mbetet pa aplikuar për kartë identiteti. Nëse qytetarët nuk pajisen të gjithë me karta, atëherë kjo parti ruan të drejtën të rishohë pozicionin e saj në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhje. "Ne i japim qeverisë një ultimatum të na tregojë se ku qëndron ky proces dhe ne të vendosim për të qenë ose jo pjesë e kësaj gare", është shprehur Veliaj. Kreu i G99 përsëriti se pagesa për kartat e identitetit duhej hequr, për të mos i dhënë askujt alibinë se nuk i kishte mundësitë për të aplikuar. Vazhdimisht G99 ngriti shqetësimin se qeveria nuk po pajis qytetarët pa pasaportë me karta identiteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›