Milo: Prezanton kandidatët në Qarkun Dibër
Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, ka zhvilluar takime me anëtarë dhe simpatizantë të Demokracisë Sociale në qytetin e Peshkopisë. Milo ka prezantuar para dibranëve listën e kandidatëve të PDS-së për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 28 qershorit, e cila kryesohet nga kryetari Milo, Petrit Zili, kryetari i PDS në Dibër, Anita Kurti nga Burreli, Bledar Lleshi për Bulqizën, Dritan Pjeçi, kryetari i PDS në Burrel dhe Halim Gjoni mësues. Milo u tha dibranëve se ka besim te virtytet e tyre. "Sepse kam përsëri rastin t‘u tregoj dibranëve se si mund të shërbej edhe më mirë se ç‘kam shërbyer vite të shkuara ku ai ka qenë deputet në Qarkun e Dibrës", u shpreh ai. Ai vazhdoi në fjalën e tij "se më mirë se kushdo këtë e dinë vetë dibranët se unë nuk i kam ndarë fjalën nga veprat". Gjithashtu, ai i premtoi rinisë dibrane një emigracion të ligjshëm ashtu siç i ka ndihmuar vite të shkuara, kur ishte deputet i Dibrës dhe ministër i Jashtëm.