E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhafaj Anetari i Kolegjit ne Selanik me deputetet e PD-se

Sulmi

Nga akuzat e pergjithshme sulmi ndaj Kolegjit Zgjedhor po sjell zbardhjen e fakteve konkrete te pakten ashtu si i pretendon ato Partia Socialiste. Sekretari i ceshtjeve ligjore ne seline roze Fatmir Xhafaj u shpreh dje gjate nje interviste televizive se ajo cfare prodhoi Kolegji Zgjedhor per procesin e Tiranes nuk pasqyron interpretimin korrekt te ligjit por eshte manifestim i presionit te pushtetit kombinuar me trukun e procedures. Pyes nje anetar te Kolegjit sesi kaloi ne pushimet e para tri diteve ne Selanik i shoqeruar nga deputete te Partise Demokratike ka pyetur ne menyre retorike deputeti socialist. Kjo ka qene ne fakt nje nder te dhenat konkrete te opozites ne supozimet e saj te hershme per presion dhe nderhyrje ne punen e Kolegjit Zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›