Gjinushi: Mbeshtes zgjedhjet e parakohshme
Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, ka mbeshtetur dje vendimin e Kongresit te Jashtezakonshem te Partise Socialiste te zhvilluar me 29 gusht, per zgjedhje te parakohshme dhe bojkotimin e Kuvendit. "Per PSD-ne, me e pa papranueshmja eshte se mandatet e fituar ne emer te se majtes, cohen ne te djathte. Mandati nuk eshte nje e drejte personale, por nje kontrate me votuesin", deklaroi Gjinushi. Sipas tij, cdo qendrim bojkot, kundershtim, cdo levizje, cdo proteste, cdo organizim, con ne mos legjitimimin e ketij Kuvendi dhe ne perseritjen sa me shpejt te zgjedhjeve, absolutisht do te kete mbeshtetjen e PSD-se. Ai tha se gjithkush qe do te mendonte gjakftohte per Shqiperine, kupton qe kjo zgjidhje do te ishte eshte me e keshillueshmja dhe e vetmia zgjidhje legjitime. "Per sa i takon rikandidimit te Rames, eshte nje e drejte e tij aq me teper qe eshte kryetari ne detyre i Partise Socialiste, vleresoj qe vete Partia Socialiste di t'i zgjidhe problemet e saj", vleresoi lideri i Partise Socialdemokrate. Sipas tij, Partia Socialiste ka gabuar me ngritjen e aleancave, se nuk kane pare ndonje fryme me pozitive nga te tjeret dhe kjo eshte nje semundje e hershme e Partise Socialiste. Lidhur me perpjekjen e shpallur nga Rama per nje ribashkim te se majtes, Gjinushi deklaron se jane dy alternativa qe mund ta konkretizonin ate, nje nder te cilat eshte ajo qe ai ka mbeshtetur perhere, konfederaten e majte. Duke folur mbi zerat ndryshe ne PS, kreu i PSD thote se qendrimi i Blushit dhe Malajt i fal zgjedhjet e 28 qershorit, me gjithe deformimin qe paten.
Perplasjet ne PS
Blushi
Perplasjet ne PS
Blushi