Malaj: Mandat 4-vjecar, mentalitet diktatorial
Deputeti i Partise Socialiste, Arben Malaj, ka deklaruar diten e djeshme se nga eksperiencat e vendeve te tjera, mandatet per te qendruar me shume se sa ka dhene Kushtetuta, ndodh vetem ne vendet diktatoriale. "Te kerkosh te zgjatesh afatin si lider, pasi ke humbur eshte mentalitet diktatorial", u shprehe Malaj, duke iu referuar rikandidimit te zotit Edi Rama ne krye te PS. Ai tha se nuk duan nje PS lider, me pushtet absolut qe thote, nuk jam politikan por misionar, te tentoje te marre mandate te tejzgjatura. "Rama kerkon mandat 4-vjecar, sepse do te evitoje ballafaqimin me socialistet per modelin e dobet te lidershipit te tij", sqaroi anetari kryesise se PS. Sipas tij detyra e tyre eshte te sensibilizojne, qe socialistet dhe shqiptaret te jene te qarte, ky lidership absolut eshte nje rrezik per fitoret e tjera te PS. Duke folur per arsyet e largimit nga gara per kreun e PS, Malaj theksoi se nuk ka vend per te bere nje debat dhe per te shprehur nje vizion, si PS dhe e majta, del nga nje krize qe e ka lene ne opozite te perseritur. "E dyta, nuk ka vullnet dhe nuk u be analize e shkaqeve edhe vete brenda PS, perse ne humbem dhe nuk u beme dot fitues. Rikandidimi i Rames, per mua cenon rende kredibilitetit e PS", vleresoi deputeti i PS. Ai theksoi se shpresonte shume qe Rama do te mbante pergjegjesine e humbjes dhe njekohesisht do te ndjente pergjegjesine per te mos rikandiduar si nje standard, i cili duhet te funksionoje jo vetem ne PS, por ne partite politike shqiptare. "Konstatova nje qendrim deri armiqesor ndaj mendimit ndryshe, te kolegeve te mi te Partise Socialiste", shpjegoi arsyet e doreheqjes nga gara per kreun e PS, Arben Malaj. D.D