Milo:"Bojkoti i PS, taktike e perkohshme"
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, vleresoi diten e djeshme si te pavend bojkotin, per sa kohe socialistet jane te mandatuar nga shqiptaret per t'u perfaqesuar ne Kuvend. "Besoj qe PS-ja nuk ka per ta realizuar bojkotin Parlamentar, mund te jete vetem nje taktike politike e perkohshme ne sherbim te veprimeve politike te castit, te nje perspektive te afert", vleresoi Milo. Ai shprehu bindjen se PS-ja do te kthehet ne Kuvendin e Shqiperise, sepse eshte institucioni ku zhvillohet politika dhe PS-ja eshte votuar nga elektorati shqiptar, qe te shkoje ne Kuvend ku te perfaqesoje dhe te mbroje interesat e atij elektorati qe e ka votuar. Duke folur per fjalimin e kryetarit ne detyre te PS gjate Kongresit te Jashtezakonshem, kreu i PDS tha se Rama ishte i ceket ne fjalimin e tij. "Dominuan fjale dhe argumente te cilat kerkonin qe humbjen e PS ta shpjegonin me faktore te jashtem, vetem me vjedhjen e votave te Sali Berishes perkundrejt PS-se",-tha Milo.