E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Arsimit: PS shtremberon te verteten per alibi mbi zgjedhjet

Ministria e Arsimit dhe Shkences, shprehu diten e djeshme keqardhjen se kryetari me mandat te nderprere i Partise Socialiste, Edi Rama, ka shtremberuar te verteten, duke ndertuar alibi per zgjedhje te manipuluara. "Ne renditjen e shkaqeve te tij per mosnjohjen e zgjedhjeve ne Shqiperi, Rama mashtroi audiencen dhe opinionin publik, duke pretenduar si prove per manipulimin e zgjedhjeve ne Kongresin e PS, se jane mbyllur institucionet arsimore per te siguruar pjesemarrjen e studenteve dhe nxenesve ne aktivitetet e Partise Demokratike", reagoi MASH. Sipas ministrise, inaugurimet e shkollave, jane nje tregues mireqeverisjeje dhe kjo mund ta trishtoje Edi Ramen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›