E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri: "Zgjedhjet s'kane qene per Presidentin, por per Parlamentin dhe kryeministrin"

Kryeministri Berisha deklaroi dje se nuk mund te hamendesonte ne lidhje faktin se presidenti Topi ende nuk eshte shprehur per procesin e zgjedhjeve qe u mbajten ne 28 shtator. Sipas Berishes, presidenti mund ta bente nje koment ne lidhje me to, ndonese zgjedhjet lidhen me parlamentin dhe kryeministrin ne menyre te vecante. "Zgjedhjet nuk kane qene per presidentin, zgjedhjet kane qene per parlamentin dhe kryeministrin. Presidenti mund te prononcohet. Nuk eshte prononcuar kjo eshte, nuk mund te bej ndonje koment apo hamendje te vecante", theksoi Berisha ne lidhje me heshtjen e Topit per procesin zgjedhor. Ai shpjegoi se propozimi i presidentit Topi per mandatin e kryeministrit per te krijuar koalicionin e ri, pritet te behet afer dites kur do te mblidhet parlamenti. "Propozimi per mandatimin e kryeministrit do te behet ne prag te mbledhjes se parlamentit. Pasi te finalizohet dhe te konturohet koalicioni i ri qeverises per kater vitet e ardhshme", deklaroi kryeministri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›