"Bashkimi, shqiptaret do te ndihen vetem nje"
Bashkimin e kombit, kryeministri Berisha e sheh ne kuadrin e perputhjes me idealin e evropian te te gjithe shqiptareve qe aspirojne kete integrim. Duke iu rikthyer edhe njehere tezes se hedhur disa dite me pare, kreu i qeverise shqiptare nuk ka munguar te shprehet se do te beje perpjekje me qeverine e Kosoves, por dhe te Maqedonise, qe te vendosen standardet qe gezohen ne hapesiren e BE, ne menyre qe shqiptaret te ndihen nje dhe vetem nje. "Problemi i bashkimit te shqiptareve mbi bazen e idealit te tyre evropian, duhet te kuptojme eshte nje fat i madh, qe ideali kombetar shqiptar perputhet teresisht dhe eshte i njejte me idealin evropian te kombit shqiptar. Ky eshte nje proces i pandalshem. Ky eshte nje proces me te cilin shqiptaret do te tejkalojne pasojen tmerresisht te dhimbshme, te njeres prej padrejtesive me te medha qe Evropa ka njohur ne tere historine e vet, copetimin e kombit shqiptar. Pra, ketu nuk mund te kete asnje ekuivok", ka qene deklarata e kryeministrit Berisha, dje para mediave. Ai eshte shprehur se "do te bej cdo perpjekje me qeverine e Kosoves, por per hir te se vertetes edhe me qeverine e Maqedonise, qe te vendosin sa me shpejt ato standarde qe gezohen ne hapesiren e Bashkimit Evropian, ne menyre qe shqiptaret te ndihen nje dhe vetem nje. E kam theksuar dhe e theksoj se kjo nuk ka te beje me sovranitetin, sikunder te harroje kush se mund te mendohet per dy, tre apo kater kombe shqiptare. Ka nje dhe vetem nje komb shqiptar". Sipas tij, ata qe udhehiqen nga fobia ata duhet te clirohen, nuk ka komb me paqesor dhe me te perkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit se kombi shqiptar. Duke deklaruar se radhet e gjata te levizjes me Greqine, ndoshta jane te justifikueshme, sepse ajo zbaton standardet e BE, radhet me keto te tjerat jane te pajustifikueshme, pavaresisht se eshte kunder cenimit te sovranitetit. "Kam kundershtuar, te gjitha platformat e ndarjeve, nuk eshte interesi kombetar i shqiptareve, kam kundershtuar. Se dyti, kam mbeshtetur dhe mbeshtes fuqishem pavaresine e Kosoves, si arritjen me te madhe historike kombetare, por keto jane njera ane. Qe shqiptaret te ndihen nje, eshte absolutisht nje qellim madhor dhe i pandryshueshem si dhe i mbeshtetur me bindjen me te madhe nga te gjithe miqte e shqiptareve", deklaroi Berisha. Njeheresh ai eshte shprehur dhe per levizjen e sistemit te raketave te SHBA nga Polonia per ne Ballkan. "Nuk ka pasur asnje kerkese te vetme nga Uashingtoni per nje vendosje te tille. Ka nje qendrim konstant te kryeministrit shqiptar, se Shqiperia eshte e vendosur per bashkepunimin me te ngushte me SHBA ne fushen e sigurise, ky eshte qendrim i qeverise shqiptare",-tha Berisha.