"Qeveri me 14 poste ministrore, nuk ndryshon"
Me Ilir Meten garantoj koalicion te perbashket edhe ne vitin 2013. Nderkohe qe nuk do te kete nje strukture te re qeverisjeje, aq me teper shtim apo pakesim portofolash ministrore. Kjo ishte deklarata qe beri kryeministri Berisha pasditen e djeshme ne lidhje me koalicionin mes PD-se dhe LSI-se, i cili pritet te nis funksionimin ne ditet ne vazhdim. Duke plotesuar deklaraten e kryetarit te LSI-se, paraditen e djeshme, kryeministri Berisha siguroi se koalicioni do te ishte nje sukses per vendin. "Une mund t`u garantoj ju se shqiptaret me 28 qershor themeluan nje nga koalicionet me te suksesshme dhe me eficente qe ata kane njohur ne tere historine e vendit. Zoti Meta sot beri fjale per 2013, une mund t`u garantoj edhe per 2021", theksoi Berisha. Sipas tij, ky eshte nje koalicion i cili ka te gjithe prerogativat, maturimin, ekspertizen, vullnetin e hekurt per t`i dhene vendit qeverisjen me te mire, me eficente per te shtyre perpara projektin, endrren e integrimit evropian te shqiptareve. Per sa i perket ketij koalicioni, kryeministri theksoi se shume shpejt ai do niste negociatat zyrtare me LSI-ne dhe do te vazhdonte me pas me aleatet e tjere. Per sa i perket qeverise se re, kryeministri deklaroi se ajo do te konturohet brenda dates 7 shtator. Po keshtu Berisha deklaroi se numri i ministrive nuk do te ndryshoj dhe do te vazhdoje te mbetet 14. "Numri i ministrive nuk do ndryshoje, sepse nuk ka arsye te cilat rrjedhin nga qeverisja per te ndryshuar numrin e ministrive. Per shkak te koalicionit ose te koalicioneve nuk mund ta ndryshoj, ministrite do jene po keto qe jane", deklaroi Berisha. Por ne lidhje me emrat e ministrave te rinj, kryeministri nuk preferoi te bente asnje koment.
Numrat
"Une votohem ne Parlament si koalicion me 74 deputete, kjo shumice eshte e mjaftueshme per mua qe te pergatis fitoren e zgjedhjeve te 2013-tes. Reformat e procesit te integrimit jane interesi me i mire i mazhorances dhe i opozites",-tha Berisha.
Numrat
"Une votohem ne Parlament si koalicion me 74 deputete, kjo shumice eshte e mjaftueshme per mua qe te pergatis fitoren e zgjedhjeve te 2013-tes. Reformat e procesit te integrimit jane interesi me i mire i mazhorances dhe i opozites",-tha Berisha.