E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Meta, tradhtoi idealet e majta

Kryetari i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi deklaroi se kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, nuk u tregua i drejtë me votuesit shqiptarë me lëvizjen politike që bëri, duke pranuar që të bëhet pjesë e qeverisë Berisha. Gjinushi theksoi se Meta u vërtetoi shqiptarëve atë që kishte shprehur lideri i Partisë Socialiste Edi Rama para zgjedhjeve se vota për Ilir Metën është votë për Berishën. Gjinushi theksoi se LSI, tregoi se është një parti aventuriere dhe pa ideale të vërteta, tregoi atë të cilën pritej prej kohësh, e cila sipas tij ishte lëvizja sa majtas djathtas vetëm dhe vetëm që Meta të bënte dhe një herë realitet ëndrrën e tij për pushtet. Sipas tij ai nuk tradhtoi të gjithë të majtën shqiptare por të gjithë votuesit shqiptarë. Meta ishte ai që doli disa herë kundër Ramës duke e quajtur atë si bashkëpunëtor të Berishës, dhe pa pritur Meta vendos që të bëhet ai vetë bashkëpunëtor i Berishës dhe partisë së tij. Mendoj se Meta me këtë lëvizje të gabuar që bëri nuk do të mund të justifikohet asnjëherë para votuesve të majtë, të cilët i dhanë votën më 28 qershor, u shpreh Gjinushi. Ndërsa deklaroi se tani është shumë e nevojshme për tu riorganizuar e majta që në zgjedhjet e tjera të mos ketë më të tilla surpriza, duke shtuar se në krye të Partisë Socialiste e cila është dhe partia më e madhe e majtë duhet të vendoset një njeri i cili duhet të mendojë më hollësisht dhe të jetë më i vendosur për rrëzimin e Berishës, sesa të jetë i interesuar për pushtetin, siç është Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›