Meta pranon koalicionin qeverisës me Berishën për të mos prodhuar krizë në vend

I mbetur faktori i vetëm kyç i qeverisjes së ardhshme lideri i LSI, Ilir Meta vendos pranimin e ftesës së Berishës për të formuar së bashku koalicionin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta pranoi publikisht ftesën e kryeministrit Sali Berisha për të formuar së bashku qeverinë e re, duke iu përgjigjur pozitivisht, ftesës së kryetarit të koalicionit fitues për të filluar negociatat transparente për realizimin e programit të Qeverisë së Integrimit Europian.
Një vendim i tillë, i ndërmarrë nga kreu i LSI ka ardhur pas konsultimit të tij edhe me aktorë të rëndësishëm vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët sipas tij kërkojnë forcimin e stabilitetit në vend.Nëpërmjet një deklarate për shtyp, kreu i LSI, ka theksuar se një zgjedhje e tillë është bërë nga LSI për të mos prodhuar krizë në vend. Sipas Metës, për vendin është më e dobishme bashkëqeverisja për të përballuar krizën ekonomike, sesa qëndrimi në opozitë duke mos bërë asgjë. Duke marrë në konsideratë rezultatet e zgjedhjeve të 28 Qershorit; duke marrë në konsideratë krizën ekonomike që po kalon vendi; duke vlerësuar rëndësinë e stabilitetit politik institucional dhe qeverisës; duke vlerësuar domosdoshmërinë e një qeverisje më efiçente dhe përfaqësuese; pasi jam konsultuar edhe me aktorë të rëndësishëm vendas dhe ndërkombëtarë që kërkojnë forcimin e stabilitetit në vend dhe përshpejtimin e reformave, me përgjegjësi historike dhe atdhetare. E pranoj ftesën e kryetarit të koalicionit fitues, z. Berisha për të filluar negociatat paraprake dhe për të realizuar me transparencë të plotë programin e qeverisë së integrimit evropian, është shprehur kreu i LSI.
Arsyeja e pranimit të ofertës
Kreu i LSI, Ilir Meta ka deklaruar se ka bërë të gjitha përpjekjet për të realizuar bashkëpunimin e këputur midis PS-së dhe LSI-së për shkak të bashkëpunimit të vendosur mes Ramës dhe Berishës, që nga ndryshimet kushtetuese te Kodi Zgjedhor, si dhe ndryshime të tjera, të cilat rezultuan negative. Nisur nga këto qëndrime, pas gjithë këtyre përpjekjeve të pandërprera që Meta ka bërë për më shumë se 1 vit për të parandaluar këtë që ndodhi, është arritur në këtë koalicion. Çmund të bëjë sot LSI pas 28 Qershorit, me rezultatet paraprake, të cilat nuk kanë shumë rëndësi nëse janë një deputet më shumë apo më pak? Të kontribuojë për të zhytur vendin më tej në krizë dhe në mosqeverisje, apo të kontribuojë si një faktor stabilizues i qeverisë dhe garantues në maksimumin e mundshëm për një qeveri, që do ti shërbejë interesave shumë më të gjera sesa koalicioni fitues, nënvizoi ai. Në këtë kontekst, Meta ka përmendur edhe përpjekjet publike dhe konfidenciale që kanë qenë të pandërprera nga ana e tij për të realizuar dhe një koalicion të vetëm me PS-në, duke përmendur edhe kërkimet për takime, por atje ka munguar kryetari i PS-së. Njëkohësisht, kreu i LSI deklaroi se para zgjedhjeve, tek kryetari i PS-së, është dërguar sekretari i LSI-së dhe kryetarin i Këshillit Bashkiak Sokol Dervishaj, ku i është kërkuar një koalicion të vetëm, si opozitë për të mos humbur asnjë votë, por me kushtin që LSI të kishte një nga komisionerët e PS-së, që sipas Kodit LSI smund të kishte vëzhgues. Sipas Metës, ka pasur edhe kërkesa të tjera, sikurse ka qenë edhe kërkesa më e fundit për Ramën, i cili ka qenë i ftuar për të parandaluar cënimin e standardeve që ndodhi në 28 Qershor, jo vetëm për shkak të mazhorancës, por edhe për shkak të sjelljes së lidershipit të PS-së, ndaj votave të LSI-së. Kjo është zgjedhja më e vështirë që më duhet të bëj si politikan dhe si lider. Në gati 2 dekada kam qenë shumë i qeshur, kur kam ikur nga detyra e Kryeministrit për të ndihmuar zgjidhjen e kizave të asaj kohe që nuk ishin për shkakun tim. Kam qenë shumë i qetë, kur jam larguar nga qeveria nga detyrat e zv/kryeministrit dhe të Ministrit të Jashtëm, jam i vendosur, sepse ky është një vendim që i intereson vendit dhe Shqipërisë, vijoi Meta. Kreu i LSI e ka parë si rrugë të vetme këtë zgjidhje, duke e lidhur me sakatimin që ka ardhur nga Kodi dhe nga shumë veprime të tjera. Ai shprehu bindjen e tij të thellë se do të qëndroj të jetë socialist, por theksoi faktin se në radhë të parë si shqiptar ka përgjegjësi në këto momente për të marrë përgjegjësitë për të ardhmen. A mundet të qëndrojë LSI e vetme në një opozitë ndaj një mazhorance PD-PS, apo Berisha-Rama. A do të ishte efektive për vendin dhe për kontrollin e qeverisë, një opozitë me 4 deputetë, pavarësisht se një nga këta deputetë del me 20 mijë vota, ashtu sikurse edhe në 2005, ndërsa të tjerët kanë një deputet me 400 vota. Asgjë nuk ndryshon tek Ilir Meta dhe te LSI, nënvizoi kreu i LSI-së, Ilir Meta.
******************************************************************************************
Meta: Çdo gjë do të jetë transparente dhe në funksion të stabilitetit të vendit
Kreu i LSI ka hedhur poshtë idenë e krijimit të koalicionit qeverisës me kryeministrin Berisha për histori karrigesh dhe ndarje përgjegjësish në planin e funksionimit të këtij koalicioni të mundshëm. Përgjigja pozitive e kësaj ftese, sipas Metës ka qenë për të vetmen arsye, duke e parë këtë marrëveshje si të vetmen rrugë për stabilitetin e vendit. Sipas tij, çdo gjë do të jetë mjaft transparente, në radhë të parë përsa i takon programit, thelbi i të cilit, emblema e të cilit është integrimi europian i Shqipërisë, dhe pa asnjë diskutim tashmë çdo gjë do të jetë transparente dhe në funksion të stabilitetit të vendit. Ndërsa përsa i përket negociatave mes Berishës, kreu i LSI theksoi se çdo gjë do të vendoset në vijim. Kushti i vetëm është që kryetari i koalicionit fitues Berisha, ti përmbahet atyre angazhimeve të shprehura deri më sot, pikërisht që ky koalicion ti shërbejë integrimit europian të Shqipërisë. Këtu besoj se ju kuptoni që përfshin një sërë reformash të domosdoshme, të munguara të cilat kërkojnë një ritëm tjetër, të cilat kërkojnë një energji tjetër, theksoi ai. Në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve brenda këtij viti, kreu i LSI shprehu bindjen e tij se programi i kësaj mazhorance të re, edhe të djathtë edhe të majtë, do të garantojë gjithë ato prioritete që kanë të bëjnë me integrimin europian të Shqipërisë, dhe pa asnjë diskutim me afatin më të shpejtë të liberalizimit të vizave për të gjithë shqiptarët. Ndërsa për të majtën, mendoj që vetë ky rezultat, pavarësisht nga të gjitha arsyet përse jemi tek ky rezultat ka dy rrugë, një rrugë përmes LSI-së, për të kontribuar në qeverisjen e vendit, që të jetë një qeverisje në shërbim të interesave të vendit dhe gjithë shqiptarëve. Dhe natyrisht një rrugë tjetër ajo e një opozite sa më aktive, sa më të fuqishme, që unë uroj ta zhvillojë Partia Socialiste, ku dhe ne do të bashkëpunojmë me të dhe në këtë plan, sepse pa dyshim të gjitha reformat kërkojnë bashkëpunimin e opozitës, vijoi ai. Duke iu përgjigjur pyetjes për ndryshimin e sistemit zgjedhor, kreu i LSI theksoi se marrëveshja do të jetë transparente, dhe çdo gjë do të diskutohet. Unë dëgjova një ftesë publike, dhe pa asnjë diskutim që dhashë një përgjigje publike. Në ditët e ardhshme për çdo hap që do të merret ju do të jeni shumë të informuar. Marrëveshja Berisha-Meta do të jetë shumë transparente, nuk do të jetë si marrëveshja e Natës së 21 Prillit, iu drejtua kreu i LSI, gazetarëve të pranishëm.

Kreu i LSI: Marrëveshja Rama- Meta nuk mund të prodhonte asgjë, vetëm krizë
Lideri i LSI-së, nëpërmjet deklaratës për shtyp vlerësoi si të pamundur marrëveshjen Rama- Meta, e cila sipas tij do të prodhonte vetëm krizë, asgjë tjetër. Marrëveshja dhe bashkëpunimi Rama - Berisha u provua dhe Meta ishte i vetmi në opozitë bashkë me faktorë të tjerë të shoqërisë civile dhe u provua që nuk solli stabilitet, por krizë, solli ndryshimet në Kushtetutë, solli ndryshime me gjyqësorin, solli Kodin, i cili ka pjellë këtë rezultat skandaloz për të majtën, sepse e majta është në shumicë. Atëherë jemi të detyruar të ecim drejt një marrëveshje që ti shërbejë Shqipërisë, shqiptarëve dhe që i shërben in