E Diel, 1 Nëntor 2026

Krijohet aleanca qeverisëse PD-LSI / Berisha: Koalicioni me LSI për drejtimin e vendit drejt integrimit në BE

Pas kërkesës së ndërkombëtarëve për krijimin e koalicionit me bazë të gjerë, Berisha dhe Meta konfirmuan një fakt të tillë. Një ditë më parë ambasadori amerikan, në Tiranë John Ëithers ka kërkuar një koalicion me bazë të gjerë, që të cilën kryeministri Sali Berisha dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta konfirmuan koalicionin e tyre partiak, i cili do të udhëheq vendin tonë për katër vitet e ardhshme. Kryeministri Berisha njëkohësisht dhe kreu i Partisë Demokratike garantoi shumicën e nevojshme për të krijuar qeverinë e re pas arritjes së një marrëveshjeje me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kjo forcë politike e majtë, sipas numërimit të deritanishëm të votave nga zgjedhjet e 28 qershorit ka 4 mandate. Një zgjedhje e tillë nga ana e LSI është bërë për të mos prodhuar krizë në vend. Sipas kreut të saj, Ilir Metës për vendin është më e dobishme bashkëqeverisja për të përballuar krizën ekonomike, sesa qëndrimi në opozitë duke mos bërë asgjë. Meta ka theksuar ndër të tjera se ka pranuar këtë ftesë nga kryeministri Berisha duke marrë në konsideratë rezultatet e zgjedhjeve të 28 Qershorit;  duke marrë në konsideratë krizën ekonomike që po kalon vendi; duke vlerësuar rëndësinë e stabilitetit politik institucional dhe qeverisës; duke vlerësuar domosdoshmërinë e një qeverisje më efiçente dhe përfaqësuese, për të filluar negociatat paraprake dhe për të realizuar me transparencë të plotë programin e Qeverisë së integrimit europian. Ndërsa nga ana e tij, kryeministri Berisha e ka parë këtë si një ndër koalicionet më të mundshme në vend. Ai ka shprehur kënaqësinë e tij edhe për faktin që ato rreth 47 % të votave që sovrani i ka dhënë koalicionit të parë, i shtohen tani edhe rreth 6 % të votave, tërësisht të spektrit të majtë dhe faktikisht ky koalicion fiton një bazë elektorale edhe më të gjerë sesa koalicioni që ishte 4 vitet e shkuara. Ndërkohë që pak ditë më parë, ka qenë njëri nga deputetët e e mandatuar në qarkun e Fierit, të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Prifti, i cili në një farë mënyre la të nënkuptohej se LSI do të bashkohej me Berishën, duke bërë publike votën e tij për të djathtën shqiptare. Mandati im nuk do të shkojë kurrë në favor të Edi Ramës, por mund të jetë edhe pro Sali Berishës në kuvend. Sali Berisha mund të numërojë që tani 71 vota, deklaroi Prifti, duke shtuar se vendi nuk ka interes të shkojë në zgjedhje të parakohshme në këtë kohë krize ekonomike.

Berisha: Koalicioni me LSI për drejtimin e vendit drejt integrimit në BE
Shqipëria tashmë pritet të krijojë qeverinë e re, e cila arriti të konkretizojë strukturën e saj nëpërmjet koalicionit mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo qeveri e re që sipas kryeministrit mund të quhet qeveria e integrimit të vendit në Bashkimin Europian, do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme. Pas përfundimit të numërimit të votave, hedhja e të cilave u realizua një javë më parë, e djathta qeverisëse arriti të marrë një numër të konsiderueshëm deputetësh, por nuk siguroi dot fitoren e plotë. Nisur nga ky fakt, kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht kryeministri Sali Berisha i ka parashtruar paraditen e djeshme ftesën Lëvizjes Socialiste për Integrim, për tu bërë pjesë e koalicionit të ri qeverisës për të drejtuar së bashku vendin drejt integrimit në Bashkimin Europian. Kjo ftesë sipas Berishës ka ardhur si rrjedhojë se sovrani i dhuroi fitoren të djathtës, por diktoi koalicion dhe në këtë drejtim, partia me të cilat programet janë më afër, sipas tij është LSI. Kryeministri theksoi se LSI në programin e saj, ka si yll polar integrimin e Shqipërisë në BE, ka punësimin si kryefjalë të reformave dhe përpjekjeve të saj. Ftoj publikisht Lëvizjen Socialiste për Integrim për të krijuar së bashku një qeveri të re që do të mund ta quanim qeveri e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. LSI-në e ftoj gjithashtu me bindjen time se kjo nuk ka të bëjë me shifrat në parlament, por ka të bëjë me faktin se ajo është një përfaqësuese dinjitoze e spektrit të majtë, nënvizoi kryeministri Berisha. Ai ka shprehur mendimin se Lëvizja Socialiste për Integrim, në interesin më të mirë të vendit duhet ta shqyrtonte dhe vlerësonte me sens pozitiv ftesën e sinqertë të tij. Sepse sipas Berishës, pavarësisht se për të gjitha forcat politike të vendit është e qartë se sovrani, përveçse votoi koalicionin e djathtë, duke e nxjerrë atë si forcë e parë, ka votuar për koalicion dhe është në ABC-në e politikës dhe në moralin e saj që vota  e tij të lexohet me korrektesë dhe ndershmëri. Në këtë kontekst kryeministri Berisha shprehu besimin e tij se kjo forcë politike që ka si qëllim integrimin, reformat për punësimin, do ti përgjigjet pozitivisht ftesës së tij të hapur dhe të sinqertë. Nuk jemi ne që e dëmtuam atë përmes Dushkut në 2005. Nuk jemi ne që imponuam grevën e urisë. Jeni dëshmitarë që kam bërë thirrje të përsëritur në atë periudhë, që të gjendet gjuha e përfshirjes dhe jo e përjashtimit. Shpreh kënaqësinë që ato rreth 47 % të votave që sovrani i ka dhënë koalicionit të parë, i shtohen tani edhe rreth 6 % të votave, tërësisht të spektrit të majtë dhe faktikisht ky koalicion fiton një bazë elektorale edhe më të gjerë sesa koalicioni që ishte 4 vitet e shkuara, nënvizoi Berisha ku shtoi se kjo parti ashtu sikurse e di çdo shqiptar, në dy zgjedhjet e fundit ka qenë objekt real i një persekutimi të pamerituar ligjor, i një trysnie jo demokratike. Po ashtu, ai theksoi se termat dhe çdo gjë në marrëveshjen për koalicion duhet të negociohen dhe përcaktohen, por bazat programore për koalicion ekzistojnë plotësisht. Ftesa për një parti të majtë në koalicion, është bërë në radhë të parë për të pasur një qeveri të qëndrueshme për të shmangur zgjedhje të parakohshme. Në këtë drejtim, Berisha deklaroi se qeveritë e minorancës vetëm i ekstremisin situatat, sepse sipas tij nuk janë të preferueshme. Qeveri minorance në mandate mund të jesh, kur parlamenti vendos të të mbajë në pushtet për disa arsye, por në fakt nuk mund të thuash se je në mazhorancë nëse je me më pak vota se 50% në sistemin proporcional. Në sistemin mazhoritar është ndryshe, të jemi realist ka një kod moral për këto sisteme. Në këtë kontekst ky ishte sistem proporcional rajonal, vijoi kryeministri. Kreu demokrat ka deklaruar se përfshirja e LSI-së në këtë koalicion ka disa arsye madhore: tejkalon 50 %, krijon bazën morale dhe ligjore të plotë për të qeverisur, ka pika të përbashkëta programore. Sipas tij, jo rastësisht Meta ishte vendosur në krye të Komisionit Parlamentar të Integrimit, duke e konsideruar këtë variantin më të përshtatshëm për vendin, sepse në këtë mënyrë do të ketë një qeveri solide, efiçente, të fortë dhe do të ketë një opozitë gjithashtu solide. Imagjinoni ju sikur të bëhej një koalicion gjigant dhe të mbetej opozita me 4 deputetë. Gjysma juaj do të dilnit në pension, ose do të ndërronit profesion, se s do të kishit lajme. Se vetëm me lajme të qeverisë gjithë ditën nuk rrihet, apo sështë kështu se të mërzitën sigurisht. Kështu që kjo skemë është absolutisht interesi më i mirë i vendit. Edhe qeveri solide me pika kontakti programore edhe opozitë solide, shtoi Berisha. Në lidhje me pyetjen nëse është i gatshëm për një periudhë dy vjeçare të këmbejë postin me Metën, kryeministri theksoi bindjen e koalicioni nuk funksionon në atë mënyrë. Por nga ana tjetër shprehu sigurinë e transparencës së koalicioneve. Shqiptarët kanë Sali Berishën njeriun më të votuar, e kanë pasur gjithnjë kështu. Pra kjo nuk është vetëm se mirënjohje e imja ndaj tyre, nuk mund ti qortoj pse më votojnë mua në këtë shkallë. Ky koalicion nuk është pazar karrigesh. Ky është koalicion integrimi, nënvizoi kryeministri Berisha.
 *************************************************************************************
Berisha- Ruçit: Merr lupën dhe kontrollo numërimin e ndershëm
Kreu i demokratëve, Sali Berisha sqaroi rezultatet paraprake të dhëna nga KQZ, një ditë më parë, e cila deklaroi Partinë Demokratike fituese me 71 mandate. Një deklaratë e tillë, dhënë nga zëdhënësi i KQZ revoltoi shumë socialistët, ku nëpërmjet një konference për shtyp Gramoz Ruçi duke iu drejtua

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›