E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: U bashkuan dy njerëz të etur për pushtet

Kryetari i partisë Demokrastiane Nard Ndoka u shpreh se koalicioni i bërë ndërmjet Berishës dhe Metës është një koalicion fals, që sipas tij është një koalicion vetëm për interesat personale të tyre dhe jo për interesat e shqiptarëve. Sipas Ndokës ky koalicion nuk u bë për të ecur Shqipëria përparë, por për etjen për pushtet që kishin vetë liderët e dy partive, asaj demokratike dhe LSI. Ky koalicion u bë që Berisha si njeri i etur për pushtet të vazhdojë ta mbajë pushtetin, ndërsa Meta për tu rikthyer edhe një herë në pushtet pasi kishte kohë që kërkonte të vinte, dhe menjherë sapo ju dha mundësi u hodh direkt në sulm dhe nuk mendoi për njerëzit të cilët e votuan, deklaroi Ndoka. Sipas tij ky koalicion tregoi edhe një herë se Berishës, nuk i mjaftuan vetëm manipulimet e votave që ju bëri partive të tjera duke i lënë jashtë parlamentit të ardhshëm, por vendosi që të afronte edhe LSI, kështu sipas tij u bë një qeveri e kompletuar për të pasuruar politikanët. Ndërsa theksoi edhe një herë se kjo qeveri nuk do të mund të qëndrojë gjatë pasi shumë shpejt Berisha do të kërkojë që të marrë kontrollin e plotë të qeverisë, sepse sipas tij ai nuk mund të rrijë dot pa kërkuar që të vendosi diktatin e tij në qeveri, dhe atëherë ky koalicion ka për tu shkatërruar pasi dhe Meta nuk është një person të cilit i pëlqen që të komandohet nga të tjerët, por i pëlqen që edhe ky të jetë ai që do të dëgjohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›