E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjinushi: Na duhen 77 vende në Kuvend

13/05/2005  Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, është shprehur se forcat e majta duhet të përfaqësohen me 77 vende në parlament, për të siguruar mazhorancën në vazhdimësi të legjislaturës së ardhshme. Këtë deklaratë, kreu i PSD-së e ka bërë gjatë prezantimit të kandidatit për deputet në Elbasan, ku i ka qendruar besnik idesë për bashkëpunimin ndërmjet forcave politike të së majtës, për të mos lënë që të vijë në pushtet opozita aktuale dhe aleatët e saj. Sipas tij, “duhen 77 vende në parlament dhe në bazë të llogarive, e majta duhet të marrë 55 deputetë në votim në mazhoritar dhe 22 në proporcional”. Gjithashtu, kreu i PSD-së tha se e “majta duhet të organizohet, për të mos lejuar rikthimin e Berishës në pushtet, pasi kjo do të thotë kthim prapa për popullin shqiptar. Bashkëpunimi është mënyra më e mirë për të mos lejuar të djathtën, e cila e ka treguar se nuk di të qeveris”. Gjinushi, ka prezantuar kandidatin për deputet në zonën 53, Pëllumb Koçiasi, biznesmen i njohur në Elbasan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›