Gjinushi: Nano dha shifra të pasakta në analizë
25/01/2005 Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, i ka cilësuar të pavërteta shifrat që ka dhënë Kryeministri në lidhje me ministrinë që drejton kjo parti. Sipas Gjinushit, "shifrat që ka përmendur Kryeministri Nano janë të pasakta". Kjo ka lënë të nënkuptuar se sulmi i bërë dje nga Nano, për socialdemokratët, ka qenë vetëm politik. Kjo për shkakun se Skënder Gjinushi është një nga aleatët, që ka kërkuar me këmbëngulje dhe një post ministror, duke theksuar se socialistët nuk kanë zbatuar marrëveshjet. Madje, PSD është shprehur se në qeveri nuk është angazhimi i duhur në luftën kundër korrupsionit. Në lidhje me ndryshimet në Qeveri, Gjinushi është shprehur se koha për këtë proces tashmë ka kaluar. "Koha për të bërë përmirësimet ka kaluar. Tashmë nuk ka më vlerë për të", tha, për "Metropol", Gjinushi. Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, kreu i PSD-së është shprehur se partia që ai drejton nuk do të bëjë më marrëveshje zgjedhore me partinë që do të drejtohet nga Fatos Nano.
Milo
Nga ana tjetër, ish-deputeti i PSD-së, Paskal Milo, tha se analiza ishte një raport i balancuar nga Kryeministri që patjetër e kishte për detyrë institucionale të vinte në dukje progresin e qeverisë të kryesuar prej tij. "Por që nuk vonoi që të kishte dhe nota kritike për sektorë të veçantë të qeverisjes në mënyrë të veçantë për arsimin. Besoj se raporti ishte një përpjekje serioze për të dhënë prioritet e qeverisë shqiptare, veçanërisht gjatë vitit që jemi. Më vjen mirë që nga ky raport kanë të gjithë për të marrë subjekte për të dhënë mendime, qoftë dhe kritike, sepse besoj se notat kritike të Kryeministrit janë një nxitje për punën e mëtejshme të qeverisë, për segmente të tjera të koalicionit dhe të shoqërisë civile të opinionit publik, por edhe të opozitës", tha Milo. Sipas tij, me ndimën dhe vërejtjet kritike, opozita do të kontribuojë në nxitjen e qeverisë për të thelluar më tej reformat kundër fenomeneve negative, që janë vënë re në politikën shqiptare dhe në realitetet shqiptare.
Xhuveli
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli, tha në një prononcim të tij se në këtë periudhë "nuk shtrohet çështja për ndryshime në qeveri. Unë e kam shprehur shumë herë që, çdo ditë që kalon dhe ne jemi më pak të interesuar për këto lloj ndryshimesh, sepse kostua, që mund të marrim mbi kurriz, nuk do të ishte proporcionale, me kontributin që do të jepej nga kjo pjesëmarrje në qeveri". Ndërsa në lidhje me analizën e zhvilluar, ai tha se, "ishte një analizë më realiste se ajo e një viti më parë, kishte gjëra më konkrete dhe natyrisht që nuk mund të shkëputej nga sfondi i një viti zgjedhor, kështu që analiza u vu në një vlerësim rezultant, midis arritjeve të 7 viteve dhe atij 2004 në veçanti. Ndoshta mund të kishte më shumë mendime dhe çështje për zgjidhje konkrete afatshkurtra, por, sidoqoftë, kushdo që do të ishte që do të realizonte një analizë të tillë, nuk do të shkëputej dot nga sfondi i një viti zgjedhor".