Rikthehet Inzagi
25/01/2005 Shumë të inatosur për humbjen me Livornon, e cila lëshoi Juven në +5 në klasifikim. Milani, më së fundi mund të buzëqeshw për rikthimin në gol, të Pipo Inzagit, i cili ka shënuar një dygolësh në njw ndeshje, 7 kundër 7, që kanw kryer kuqezinjtë në Milanelo. Vizita e kryer javën e kaluar nga doktor Martins, pati shenja pozitive: sulmuesi duhet të jetë i gatshëm për ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Mançester Junajtid. Një dritë në një periudhë të dëshpëruar: është Pipo Inzagi, i kthyer së bashku me shokët e tij dhe gjithashtu me gol. Pas kontrollit të doktor Martins, ka ardhur edhe konfirmimi nga Laboratori i Milanit dhe sulmuesi ka zbritur përnjëherw në fushë. Ishte vetëm një ndeshje e vogël dhe pa shumë rëndësi, por Pipo është paraqitur me entuziazmin e duhur për t’u kthyer në fushë dhe për t’i dhënë një dorë shumë të rëndësishme skuadrës kuqezi. Ky do të jetë një rikthim shumë fondamental për Milanin, duke parë dhe momentin e keq që po kalon në këto momente. Të gjithë kuqezinjtë shpresojnë që edhe rikthimi i Pipos, të ndikojë aq shumë, sa ka ndikuar ai i francezit Trezege, te Juventusi. Sepse, tani situata është bërë akoma dhe më e vështirë për kuqezinjtë, që Juve ka shkuar në +5 në klasifikimin e kampionatit.