Vangjel Dule aksidentohet në aksin Tepelenë-Gjirokastër
25/01/2005 Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, është përplasur dje me makinë, ndërsa ka qenë duke udhëtuar prej Greqisë në Tiranë. Rreth orës 18, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, pranë fshatit "Andon Poçi", 7 kilometër larg Gjirokastrës, makina e Dules është përplasur me një maune. Duket se makina fuoristradë ka qenë garanci për kreun e PBDNJ-së, pasi dhe pas përplasjes së fortë, ai nuk ka pasuar dëmtime. Por, shoferi i tij Themistokli Çentro, është dëmtuar lehtë në fytyrë, por konfirmohet se ai është jashtë rrezikut për jetën. Burime nga policia kanë bërë të ditur se Dule ka shpëtuar për mrekulli pa u dëmtuar fare, duke shtuar se fati ka qenë me ta. Policia ka konfirmuar se makina është dëmtuar rëndë. Ky ka qenë aksidenti i radhës i deputetëve, pasi një vit më parë, të tjera përplasje kanë tronditur parlamentin.