E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Ne krize e djathta dhe bishtat e saj, si LSI

"Ne krize eshte e djathta dhe bishtat e saj, si Levizja Socialiste per Integrim". Kjo eshte deklarata e bere nga kryetari i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, diten e djeshme gjate nje takimi te zhvilluar me shtabin elektoral te njesise bashkiake nr.1 ne Tirane. "PSD nuk ka bere pazare me mandatet as si PAA, as si LSI; as para zgjedhjeve, as pas, kur agraro-integruesit mbeshteten reformat anti-institucionale te Saliut", theksoi Gjinushi. Sipas tij, PSD ka qene dhe eshte per nje te majte te bashkuar, fituese, e nuk kerkon percarjen e saj si LSI, vetem e vetem qe te perfitoje nga carja dhe ndarja. Kete loje e majta e pagoi ne 2005. "Ne si PSD paralajmeruam pasojen e taktikes se 2005, ashtu dhe lojerat me Keshillat e Qarqeve, e ato per buxhetin. Taktika e LSI e 2005, veprimet e saj ne Keshillat e Qarqeve, e sidomos ne Tirane per buxhetin, jane pjese e politikes se kesaj partie, taktike te cilen do te luaje edhe ne 2009, por te majtet e socialdemokratet nuk genjehen me", kritikoi politiken e ndjekur nga ish-aleati i tyre, Gjinushi. D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›