E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia e LSI, komunikim virtual

Denis Dedej

Rrisni komunikimin virtual. Kjo eshte nje nga keshillat e dhena Partise Levizja Socialiste per Integrim, nga kompania prestigjioze amerikane "Greenberg Quinlan Rosner". Kompania strategjike dhe konsultuese per fushatat politike nderkombetare, ka vetem pak dite qe ka mbyllur fazen e fare te punes me LSI-ne. Bashkepunimi midis "Greenberg Quinlan Rosner" dhe partise opozitare eshte vendosur me 22 janar. Per sa i perket fazes se pare, kompania amerikane filloi me ekspertizen thelbesore ne hulumtimet e opinionit, menyren e zhvillimit te vendit, si dhe strategjia e fushates. Burime brenda partise Levizja Socialiste per Integrim, bejne te ditur se nje nga keshillat qe i eshte dhene pjesetareve te kesaj partie, eshte perdorimi i bashkebisedimit dhe informimit virtual. Duke iu referuar keshtu rrjeteve gjigante sociale, Facebook dhe Youtube. Pas kesaj keshille, anetare te partise opozitare, i perkushtohen me shume rrjetit Facebook, duke folur dhe bashkebiseduar online me individe te ndryshem. Ne kete rrejt social te perbere nga 300 milione anetare, po perdoret e njejta strategji e cila eshte perdorur dhe nga Presidentit i SHBA-se, Barak Obama, ku ky i fundit mbante ne kontakt mbeshtetesit e tij, per cdo gje qe ai bente. Mbi kete pike, Levizja Socialiste per Integrim, ka hapur rrjetin e saj te anetareve, ka hapur grupin nen emblemen e saj, si dhe anetareve u ofrohet mundesia e bashkimit si nje mbeshtetes te kryetarit Ilir Meta. Ndersa per sa i perket informimit, nje hap i rendesishem ne boten virtuale eshte marre ne rrjetin gjigant te videove, Youtube. Ku Partia Levizja Socialiste per Integrim, ka marre nje nga sherbimet me pagese te ketij rrjeti gjigant, atij te krijimit te nje kanali privat nen siglen e LSI. "LSIvideo's Channel" ofron video nga fjalime te rendesishme te jetes politike te kesaj partie, ku keto materiale jane te lira per t'u pare nga te gjithe personat, te cilet qarkullojne ne kete rrjet. Te gjitha keto njohuri dhe pervoje e dhene nga kompania "Greenberg Quinlan Rosner", eshte bazuar ne punen e mbi 80 vendeve se bashku me teknikat me te fundit qe perdoren ne zgjedhjet e SHBA. Kjo sipas drejtuesve te kompanise amerikane, do te ndihmoje udheheqesit ne modernizimin dhe reformat e ketyre partive, koalicioneve, duke i bere ata me konkurrues ne zgjedhje dhe me efektive ne detyre. Pas intervistave te kryera me anetaret e LSI-se, sondazheve te bera me qytetaret dhe keshillave te para politike, "Greenberg Quinlan Rosner" do te rikthehet se shpejti per te dhene keshillat e saj, mbi strategjine politike qe do te ndiqet per fushaten elektorale.

LSI: Me 15 mars hapesire per kedo, qe Berisha te ike

Levizja Socialiste per Integrimi njoftoi se me 15 mars do te drejtojne nje proteste madheshtore me thirrjen "Berisha ik". Nepermjet nje deklarate per shtyp, sekretari i Pergjithshem i LSI, Petrit Vasili, deklaroi se "Berisha ik" eshte motoja e vetme e cdo shqiptari te mire dhe qe e do realisht vendin e tij. Per sa i perket zhvillimit te manifestimit te PS ne te njejten vend, ai tha se nuk ka asnje perplasje, sepse sot ka vetem nje ceshtje, qe Berisha te iki. Ndaj sipas LSI, ka nje hapesire te gjere per kedo qe mendon se Berisha duhet te ike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›