Konja: Procesi ecen normalisht duke mbuluar 80% te popullsise
Ministria e Brendshme ka reaguar diten e djeshme ndaj shqetesimit te ngritur nga Partia Socialiste. "Kjo Ministri sqaron edhe nje here opinionin publik, se procesi i pajisjes se qytetareve me leternjoftime elektronike po ecen normalisht", beri te ditur nepermjet nje deklarate per shtyp, zedhenesi i Ministrise se Brendshme, Fatmir Konja. Sipas tij, deri me daten 8 mars 2009 stacionet e aplikimit jane vendosur ne nje territor, i cili mbulon 80% te popullsise se vendit. "Deri me sot ne shkalle vendi kane aplikuar 200 mije qytetare, 40% e te cileve i takojne grupit te qytetareve, qe nuk kane pasaporta", paraqiti te dhenat Ministria e Brendshme. Per kete Ministri, procesi i prodhimit dhe shperndarjes se leternjoftime elektronike po ecen normalisht dhe jane prodhuar te gjitha leternjoftimet e qytetareve qe kane aplikuar deri ne fundin e muajit shkurt. "Te gjitha kapacitetet e vena ne dispozicion nga koncesionari, jane teresisht te mjaftueshme per te realizuar kete proces", shprehu sigurine per realizimin procesit te shperndarjes se kartave te identitetit, Fatmir Konja. Ministria e Brendshme riperseriti thirrjen ndaj qytetareve per t'u drejtuar ne pikat e aplikimit per te shfrytezuar keto kapacitete, te cilat jane vene ne dispozicion te qytetareve me orare te zgjatura.