PS: Kartat te mos shperthejne si "Gerdeci"
"Jemi vetem pak para pervjetorit te pare te 15 marsit 2008, dites se shperthimit ne Gerdec, nga e cila mori emertimin kjo qeveri dhe le te shpresojme qe per ceshtjen e kartave te identitetit, te mos arrije te ndodhe e njejta gje". Ky eshte shqetesimi i ngritur nga Partia Socialiste, ne lidhje me pajisjen e shtetasve me karta identiteti, si nevoje per plotesimin e standardeve mbi infrastrukturen e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare me 28 qershor. Nepermjet nje deklarate per shtyp, deputeti socialist Kastriot Islami, deklaroi se 110 dite larg zgjedhjeve, 700 mije zgjedhes akoma nuk kane aplikuar per leternjoftimet. "Te dhenat jane alarmante, ne te gjithe aspektet, duke u afruar ne kufijte e rrezikimit te zgjedhjeve te lira e te ndershme. Dje me 10 mars nuk eshte mbajtur premtimi per te filluar aplikimet ne te gjithe njesite e Gjendjes Civile", ngriti shqetesimin Islami. Sipas tij, deri diten e djeshme nga 331 njesi te Gjendjes Civile, kane filluar aplikimet vetem ne 118 njesi, pra vetem ne nje te treten e tyre. Selia roze ben te ditur se nga 118 njesite e Gjendjes Civile ku ka filluar aplikimi, numri i plote i votuesve pa pasaporte qe duhet te aplikojne eshte 543.163 dhe nderkohe qe 300.159 votues pa pasaporte presin te aplikojne ne dy te tretat e njesive te Gjendjes Civile, qe ende nuk jane hapur. "Duhet pasur parasysh se deri dj,e jane bere vetem 224.817 aplikime dhe eshte shume me i vogel numri i atyre qe jane pajisur me karte identiteti", theksoi deputeti socialist. Sipas tij, nga llogaritjet bazuar ne te dhenat zyrtare e operative, rezulton se numri i votuesve pa pasaporte qe ende nuk kane aplikuar eshte mbi 700 mije. Partia Socialiste thekson se mbeten deri ne 26 qershor edhe 77 dite pune nderkohe qe ritmi per cdo njesi aplikimi eshte 30-40 aplikime ne dite. "Ritmet e uleta te hapjes se zyrave te aplikimit, me dy te tretat ende te pahapura, vijne nga ngadalesia dhe vonesat ne aplikim. Shkak per kete jane mungesa e herepashershme te energjise elektrike, nderprerja e lidhjes me internet, mostrajtimi ne kohe i operatoreve ne disa njesi dhe mosrespektimi i orarit, vecanerisht ne disa prej bashkive jo kryesore", shprehu shqetesimin Islami. Denis Dedej