Blushi PS ka filluar te mendoje braktisi aksionin
Deputeti dhe anetari i Kryesise se PS-se Ben Blushi i njohur dhe si nje nga kundershtaret e politikes se ndjekur nga Edi Rama deklaroi se Kongresi i djeshem beri qe ne kete parti te kthehej mendimi. Sipas tij disa nga aspektet e Kongresit si programi i ri dhe ndryshimet statusore po bejne qe kjo parti ti kthehet te majtes. PS-ja sot tregoi qe ka filluar te mendoje dhe kjo nuk eshte pak per nje parti qe ne 3 vitet e fundit ka deshmuar nje vakum idesh. Ky eshte nje kthim tek idete pavaresisht se vone. Kemi pasur aksion por jo mendim theksoi deputeti i PS-se. Sipas tij keto ndryshime do ta bejne me te lehte bashkimin e te majtes ne vend e cila tashme do te mblidhet rreth ideve dhe jo me rreth protestave. Ne heshtje sot PS-ja ka nenkuptuar se kjo eshte rruga e ideve qe kontribuojne ne politike jo e protestave ne rruge djegia e makinave etj. Keshtu afrohemi me shume me shqiptaret. Ne heshtje sot PS-ja ka nenkuptuar se kjo eshte rruga rruga e ideve qe kontribuojne ne politike dhe jo ajo e protestave ne rruge dhe djegies se makinave vuri ne dukje Ben Blushi. Sipas tij te gjitha keto zhvillime pozitive ai i kishte kerkuar prej kohesh dhe vetem tani kishte ardhur momenti qe ato te beheshin realitet.
Me vjen mire qe shumica e gjerave per te cilat kam luftuar brenda PS-se sot jane realizuar. Qe nga nevoja per nje program qe sot u realizua qe nga nevoja per tu kthyer majtas nga nevoja per te zgjidhur problemet e varferise nga nevoja per te shtyre ekonomine shqiptare ne nje ekonomi me te drejte dhe nga nevoja per nje program ekonomik qe te tregoje se e drejta nuk blihet me para deklaroi deputeti socialist i Korces.