Gjinushi: Opozita është nënshtruar në Kuvend, Berisha duhej rrëzuar pas Gërdecit dhe 21 janarit
Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, ka reaguar me anë të një deklarate në lidhje me atë që ndodhi dje në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, gjinushi ka thënë se tashmë Kuvendi ka rënë dhe nuk ekziston më si institucion.
Gjithashtu, Gjinushi është shprehur se zhvillimet e fundit në politikë dëshmuan se Presidenti është zhveshur tërësisht nga pushteti, ndërsa opozita është nënshtruar në Kuvend.
Rikthimi i opozitës në Kuvend përbën gabimin më të rëndë të Ramës. Kursi i ri është i dështuar dhe i shërben vetëm qeverise dhe jo vendit. Unë them se në Shqipëri është ligjëruar korrupsioni, tha sot Gjinushi.
“Zhvillimet e djeshme politike treguan dhe njëherë se Kuvendi nuk ekziston më si një institucion demokratik në Shqipëri, se Presidenti i Republikës është i zhveshur nga kompetencat e tij kushtetuese dhe se Gjykata Kushtetutese bën vetëgjyqësi me vetë Kushtetutën apo me vendimet e tjera të mëparshme dhe se fatkeqësisht opozita parlamentare është inekzistente. Pas Gërdecit, 21 Janarit, ky nuk është faji i Sali Berishës, por është faji opozitës parlamentare e drejtuar në mënyrë të gabuar. Lidershipi i PS-së dhe disa të prenotuarve të Saliut në PS e kanë kthyer opozitën në një grup me pa të drejta të dhunuar dhe poshtëruar, tha Gjinushi.
Pas deklaratave të Gjinushit ka reaguar kreu i PS-ë, Edi Rama, që ka shprehur keqardhje për deklaratat e Gjinushit.
Keqardhje për prononcimin e mikut Gjinushi. Aleati ynëgabonqë akuzon PS për fajet e Saliut e që kërkon nga PS të reagojë si parti e vogël, shprehet Rama.
Më tej, duke u ndalur tek kërkesa e aleatëve për ndryshimin e kodit zgjedhor, Rama është shprehur se, PS kërkon njëzëri me aleatët ndryshim në sistemin zgjedhor.Po kjo s’bëhet dot as pa konsensusin e palës tjetër, as duke akuzuar kot PS-në.