E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu:Mungesa e besimit politik ka kushtëzuar integrimin

Share

Ambasadori i SHBA-në Aleksandër Arvizu ka deklaruar sot se mungesa e besimit politik ka kushtëzuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë një vizite në qytetin e Elbasanit, Arvizu ka theksuar se zhvillimet e fundit në vend tregojnë mungesën e besimit që partitë politike kanë ndaj njëra-tjetrës.

Ai gjithashtu ka kërkuar më shumë bashkëpunim nga politikanët tanë për të bërë të mundur zgjidhjen e konfikteve politike. “Ndërkombëtarët do të oftojnë mbështjetjen për zgjidhjen e çeshtjeve konfliktuale politike. Por kjo është në duart e politikanëve shqiptarë pasi kur duan punojnë mirë dhe arrijnë të bëjnë punë të mirë. Politika duhte ta pranojë mbështejtjen e ndërkombëtarëve për të bërë të mundur edhe integrimin në Bashkimin Europian ka theksuar Arvizu

Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu gjatë vizitës në Elbasan u takua me kryetarin e bashkisë Qazim Sejdini dhe familjet që kanë strehuar vullnetarët e Korpusit të paqes në këtë qark.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›