Gjinushi: PS në pushtet vetëm nëse respekton aleatët
Duke pranuar humbjen e së majtës në këto zgjedhje, ndryshe nga kryesocialisti Rama, aleati më i ngushtë i Partisë Socialiste, socialdemokrati Gjinushi, thotë se e majta mund të rikthehet në pushtet vetëm nëse partia më e madhe e saj do të jetë luajale me të vegjlit. Sipas Gjinushit, Selia Rozë ka ndjekur taktika të gabuara ndaj aleatëve të saj që prej vitit 2001. E kjo strategji, sipas tij, ishte edhe një ndër shkaqet kryesore të humbjes së 28 qershorit.
Gjinushi “ Taktika e gabuar elektorale e ndjekur nga PS që në vititn 2001 e deri më sot dhe penalizimi i aleatëve më të ngushtë ishte një ndër shkaqet.”
Kreu i PSD –së, i cili mbetet jashtë parlamentit për herë të parë prej vitit 1991, thotë se edhe qendrimi i LSI–se ishte ndër faktorët kyç që e lanë të majtën në opozitë. Por, ndërsa ndahet me Ramën në pranimin e humbjes, Gjinushi bashkohet me të teksa shpreh rezerva për mënyrën e administrimit të zgjedhjeve.