E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, Gates, Biden dhe gota e birrës

Presidenti amerikan Barak Obama u kthye për pak kohë si një manaxher lokali, pasi në Shtëpinë e Bardhë është mbajtur samiti i birrës. Por me kë? Pikërisht me profesorin e Harvardit Henryi Luis Gejts dhe policin Xhejms Krolej, të cilët pak javë më parë u bënë personazhet kryesorë të një ngjarjeje që riktheu çështjen e racizmit në SHBA, madje Krolej, i bardhë, shkoi deri atje sa arrestoi profesorin Gejts. Në atë kohë, Presidenti amerikan e cilësoi veprimin e policit një veprim jo të zgjuar. I pranishëm në takim ka qenë dhe zv presidenti Xho Bajden. Obama tha se ishte shumë i kënaqur nga atmosfera e krijuar, bëhej fjalë për paqe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›