E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrit, konfirmohen 4 raste të reja

Konfirmohen 4 raste të reja me gripin e derrit, duke bërë që numri i të prekurve në total nga ky virus të shkojë në 8 persona. Nga përgjigjet e laboratorit të referencës në Rumani, rezulton se nga pesë persona të prekur nga gripi i tipit A, 4 janë prekur nga gripi pandemik. Mostrat e personave të prekur janë marrë në datat 22 dhe 23 korrik, 3 në poliklinikat e Tiranës, një në Spitalin Infektiv dhe një në Spitalin e Lushnjes. 4 personat e infektuar janë të moshës 16-23 vjeç. Që prej konfirmimit të rastit të parë në vendin tonë, 293 persona dyshohet se janë të prekur nga gripi A h1n1, 8 prej të cilëve janë prekur nga gripi i tipit A, ndërsa do të jetë laboratori i referencës në Rumani, që do të japë konfirmimin përfundimtar, nëse janë prekur nga gripi pandemik, apo thjesht kanë kaluar gripin sezonal

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›