E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk do të shkojë në kishë, arratiset me makinë

Nuk do të shkojë në kishë, arratiset me makinën e babait të tij 7-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Plain, Utah të Shteteve të bashkuara. Ajo çfarë i ka bërë përshtypje policisë është fakti se makina ecte me shpejtësi të madhe, por më e çuditshmja, shoferi nuk dukej në timon. Dhe kjo sepse, duke qenë i vogël, fëmija që të shtypte më kollaj pedalet ishte ulur poshtë në makinë. Kjo xhiro me makinë nuk përfundoi në aksident dhe falë lojërave me kompjuter. Fëmija i tha policisë se kishte mësuar t’i jepte makinës përmes lojërave elektronike. Sherifi tha se ai ishte shumë i vogël për tu vënë përpara drejtësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›