E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: PSD me PS do bashkohen, per Veliajn e di vetwm Edi Rama Qamil Xhani

Aleatet e Partise Socialiste qe nuk arriten te marrin mandate ne Kuvend gjate zgjedhjeve te fundit, synojne qe te bashkohen me Partine Socialiste. Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi eshte shprehur ne favor te bashkimit me Partine Socialiste. Me gjithe qefmbetjet per koalicionin formal gjate zgjedhjeve te qershorit, Gjinushi shton se e majta ka nevoje per nje bashkim dhe ridimesionim te marredhenieve te PS me aleatet e saj historik. "Patjeter qe e majta ka nevoje per bashkim, pra konsolidim, institucionalizimi te nje bashkimi. Ju e dini qe PS-PSD kane qene vazhdimisht ne keto terma, jane dy aleatet tradicionale, nuk u sollen tamam si te tilla ne zgjedhjet e fundit, keshtu qe eshte nje gje per tu korrigjuar dhe kjo", deklaroi Gjinushi ne nje interviste televizive. Kreu i PSD-se ka rikonfirmuar ne kete menyre dhe qendrimin e shprehur disa vite me pare per krijimin e nje konfederate te majte. Nderkohe qe nuk jane vetem te majtet ata qe bejne pjese ne koalicionin e PS-se, por edhe drejtues te partive te djathta si Nard Ndoka dhe Spartak Ngjela. Por edhe pse e Gjinushi thekson se eshte e kaluara dhe programi politik qe bashkon PS me PDS, ne lidhje me afrimin e kreut te G99, Erion Veliaj me PS perpiqet te shmange komentet. Sipas tij hyrja e Veliajt ne PS eshte nje ceshtje e marredhenieve mes Rames dhe Veliajt. “Flasim per marredheniet PS-PSD, ne lidhje me zotin Rama i dine vete marredheniet e tyre”, u shpreh Gjinushi. Por deklarata e njepasnjeshme brenda radheve te koalicionit te majte per bashkim shpjegojne dhe arsyet se perse aleatet e selise roze jane kunder nisjes se reformes zgjedhore. Duke qene te grupuar ne logon e vetme te PS, aleatet e PS synojne te shmangin dhe efektet negative qe ka per partite e vogla Kodi Zgjedhor. Kreu i PSD Skender Gjinushi kreu i PDS Paskal Milo dhe ai i PBDNJ-se, Vangjel Dule ne perfundim te zgjedhjeve te 2009-es leshuar akuza te ashpra ndaj Partise Socialiste per mos funksionim te koalicionit dhe deri per vjedhje votash. Nderkohe qe afrimi i figurave te partive te tjera pritet te sjelle dhe reagimin e nje pejse te deputeteve te PS te cilet e kane pare me rezerva efektin elektoral qe mund te kete per seline roze partive te “vogla”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›