LSI apel Rama: “Të ulen në dialog”
Autori i Lajmit: Redaksia
Lëvizja Socialiste për Integrim u bëri sërish apel forcave politike të ulen në dialog për të gjetur një zgjidhje për krizën politike në vend. Në një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, tha se "sot në ditën e 12 të grevës së urisë dhe protestës së Partisë Socialiste, dua të shpreh shqetësimin në emër të LSI-së për të ulur palët në dialogun politik, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje për situatën politike të krijuar në vend, pasi kauza jonë e përbashkët, pavarësisht bindjeve partiake, është Shqipëria evropiane". Duke iu referuar deklaratës së komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fule, Rama u shpreh se "edhe z. Fule foli dje në lidhje me domosdoshmërinë e gjetjes së një zgjidhjeje politike që respekton Kushtetutën, institucionet si dhe gjykatat e vendit". Rama tha se "sot është koha për të mos vazhduar më tej me retorikë dhe as më gjuhën e presioneve, por është koha për të gjetur atë zgjidhje që presin të gjithë qytetarët, por që rekomandojnë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë”.
Ky lajm është publikuar: 13/05/2010