Ngjela: “Më 14-maj kjo qeveri do të marrë mësimin e fundit”
Autori i Lajmit: Redaksia
Spartak Ngjela deklaroi nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” se më 14 maj kjo qeveri do të marrë mësimin përfundimtar, ndërsa fton qytetarë nga e gjithë Shqipëria ti bashkohen kësaj proteste paqësore. “Në datën 14 do të marrë mësimin përfundimtar, të gjithë në Tiranë, me kuaj me karroca, me biçikleta, me gjithçka, ta bllokojmë Tiranën në një protestë të madhe paqësore”,- u shpreh Ngjela. Ngjela theksoi, ndër të tjera, se qytetarët nuk duhet të tremben nga Sali Berisha, pasi 1 milion shqiptarë kërkojnë të drejtën e tyre. “Të mos trembemi nga një taleban si ky, përpara të gjithë. Është i detyruar që 1 milion shqiptarëve tu tregojë votat e tyre”,- nënvizoi Kreu i PLD-së.
Ky lajm është publikuar: 13/05/2010