Zvministri i Jashtëm grek “Shqipëria, shumë shpejt pa viza, në BE brenda 2014”
Autori i Lajmit: Redaksia
“Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa qenë pjesë e tij vendet e Ballkanit Perëndimor dhe këto vende nuk janë të plota pa anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë pohim ka bërë sot, Dimitris Drucas, ministri i Jashtëm Plotësues grek në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, në seminarin me temë “Rajoni në rrugën për në Evropë”. Në fjalimin e tij, Drucas paralajmëroi mbështetje të fortë për heqjen e vizave ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve: “Greqia mbështet fuqishëm liberalizimin e vizave për Shqipërinë si dhe anëtarësimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”. Drucas mbrojti tezën e futjes së Shqipërisë në BE më 2014 dhe tha se “nëpërmjet dialogut të intensifikuar dhe mirëkuptimit, zgjerimi i Bashkimit Evropian do të mbetet ajo që ka provuar të jetë deri tani, mjeti më i suksesshëm për të lejuar të gjithë qytetarët e Evropës për të ecur drejt së ardhmes së tyre të përbashkët”. Për më tepër, ministri Drucas kritikoi atë që e cilësoi “rënien e përparimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian” dhe vlerësoi se “kjo po ndodh kryesisht, sepse Evropa vetë po përballet me sfida të konsiderueshme si dhe efektet e krizës globale financiare dhe ekonomike”. Por pavarësisht kësaj, Drucas tha se Athina zyrtare kërkon ta shohë Ballkanin Perëndimor të jetë pjesë e familjes evropiane. “Ne nuk duhet të lejojmë që të kalojë edhe një dekadë derisa këto vende të realizojnë aspiratat e tyre evropiane. Data simbolike 2014 është një objektiv i përbashkët për një epokë të re në marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me BE-në”,- ka theksuar Drucas.
Ky lajm është publikuar: 13/05/2010