Bashkimi i kombit, PBK pro Berishës
21/08/2009 Mbështetja
Partia “Balli Kombëtar” ka vlerësuar përmes një deklarate për shtyp, intervistën e Kryeministrit Sali Berisha mbi idenë e bashkimit të kombit shqiptar. “Kjo intervistë është në përputhje të plotë me interesat kombëtare të kombit të tij, në respekt të lirive dhe të drejtave të njohura prej konventash ndërkombëtare, të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, sikurse e drejta e vetëvendosjes së popujve dhe kjo e drejtë e ligjshme qëndron në bazë të Kartës së Atlantikut dhe të Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, - ka deklaruar zëdhënësja e kësaj partie, Xhumelina Dervishi. Po ashtu, Partia Balli Kombëtar hedh poshtë notën e protestës të bërë nga autoritetet serbe ndaj kësaj deklarate. Ne i bëjmë thirrje Serbisë, vijon deklarata e Dervishit, të heqë dorë nga presionet, intrigat, shantazhet, kërcënimet se fati i shqiptarëve në Kosovë nuk është më në dorën e saj.