Gjinushi: Shqiptarët do të votojnë të majtën
Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, ishte në një takim elektoral në Qarkun e Kukësit. Gjatë bisedës me banorët e kësaj zone, kreu i PSD-së kërkoi mbështetje në zgjedhjet e 28 qershorit për koalicionin e majtë. Gjinushi theksoi se ky koalicion do të jetë për të zgjidhur hallet dhe shqetësimet e përditshme të shqiptarëve. Më tej, ai kritikoi qeverinë "Berisha" duke e konsideruar si një qeveri super të korruptuar dhe me lidhje nepotike. Gjinushi u bëri thirrje kuksianëve që të tregohen të zgjuar, ashtu siç janë në të vërtetë, duke e hedhur votën atje ku duhet për koalicionin e majtë. Gjinushi premtoi investime për këtë qark nëse e majta vjen në pushtet si në infrastrukturë, shtimin e vendeve të punës, forcim të ekonomisë etj.