Topalli: Në këto katër vite, Shqipëria ka ndryshuar
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vijoi dje takimet në Shkodër, shtëpi më shtëpi me banorët e këtij qarku. Banorët rrëfyen se vitet e fundit këto fshatra kanë marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm falë transformimit të infrastrukturës që i lidh ato me rrugët nacionale, investimeve në bujqësi, ndërtimit të kanaleve vaditëse e kulluese. Në bisedat me banorët, Topalli u shpreh se qeverisja e djathtë, ashtu siç e ka dëshmuar këto katër vite, do të vazhdojë mbështetjen e plotë për fermerët dhe blegtorët, do të fokusohet tek investimet në infrastrukturë si dhe në punësimin, veçanërisht të të rinjve të çdo komune të Shqipërisë