E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Do të bëjmë realitet ëndrrat e shqiptarëve

Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, ndaloi dje gjatë turit elektoral në qytetin e Pogradecit. Në këtë takim, Milo theksoi se më 28 qershor shqiptarët duhet t‘i japim fund qeverisë së korruptuar të Sali Berishës, duke votuar alternativën e koalicionit të majtë. Kryetari i PDS-së premtoi kushte më të mira jetese për të gjithë shqiptarët, duke u hapur vende të reja pune, duke u forcuar ekonomia shqiptare dhe duke përmirësuar sistemin e arsimit dhe të shëndetësisë. Milo tha se e majta shqiptare do të bëjë realitet ëndrrën e të gjithë shqiptarëve, duke i bërë pjesë të familjes së madhe europiane. Ndaj ai kërkoi që zgjedhësit e Pogradecit të votojnë PDS-së me numër 30 në zgjedhjet e 28 qershorit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›