Gjinushi: Sistemi proporcional, i hapur për çdo rajonal
• Kreu socialdemokrat, Skënder Gjinushi, tha dje se hedhja e idesë së proporcionalit lë akoma dhe shumë hapësira diskutimi. “Dje është hapur debati për sistemin në fakt, pasi vendosja në Kushtetutë vetëm e parimit të përgjithshëm lë të hapur çfarëdolloj rajonali, apo çfarëdolloj proporcionali, çka do të specifikohet dhe dihet që kontestimi, apo keqkuptimi, apo kundërshtimi është pikërisht për çështje të kualifikimit të partive, pra qoftë për numër rajonesh, qoftë për pragje në rast se do të flitet për pragje, sepse patjetër që ato kanë të bëjnë me vetë shkallën e demokracisë”, u shpreh Gjinushi. SDuke folur për idenë e federatës së majtë, Gjinushi u shpreh se, “rikthimi tek bashkimi është një domosdoshmëri, sepse zgjedhjet në fund të fundit shoqërohen nga konkurrenca midis dy alternativave: Të majtë-të djathtë dhe qeverisja bëhet gjithmonë së bashku, s’ka qeverisje të një partie dhe rrjedhimisht kjo është arsye e mjaftueshme për të parë drejt bashkimit, për të hequr dorë nga ndarjet ca më shumë nga ndarjet për interesa të vogla”.